E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampi për ekuilibrin punë – jetë, nismë e përbashkët e WECA dhe UNFPA për të promovuar barazinë gjinore dhe politikat miqësore ndaj familjes

Ndërtimi i bizneseve të suksesshme duke ruajtur mirëqenien personale dhe familjare ishte në fokus të kampit Stërvitës për Ekuilibrin Punë-Jetë, një iniciativë që u mbajt së fundmi në Korçë.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrëset përfituan nga trajnime të udhëhequra nga ekspertë, diskutime mes kolegësh dhe këshilla praktike për të balancuar kërkesat e biznesit me jetën personale.

“Ky trajnim vjen në vazhdimësi të trajnimeve që dhoma ekonomike e grave bën për të gjithë anëtarët e saj për t’i zhvilluar dhe zhvillimin e kapaciteteve të kompanive mbi të gjitha dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian ku janë shtuar ku janë hapur një sërë kapitujsh. Shumë rregullatorë të rinj të cilët një ndër pjesën është dhe kjo dhoma në vetvete numëron 13 anëtare në të gjithë Republikën e Shqipërisë ku janë të gjitha zonjat që drejtojnë biznesin”, u shpreh Sabi Osmani, Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të politikave miqësore ndaj familjes dhe ndërtimit të kulturave mbështetëse në vendin e punës.

“Disa elementë të cilët sektori privat i ka gjetur si një mënyrë për të nxitur punonjësit. Për shembull kemi një bonus që jepet për martesën. Shumë nga kompanitë ofrojnë transportin për punonjëset për shembull, të cilat jetojnë larg. kanë edhe disa mbështetje sidomos për punonjës të cilët i kanë të ardhurat dhe më të dobëta që mbështesin fëmijët në mënyrë të rregullt me librat të cilat u sigurojnë për fillimin e shkollës”, tha Elsona Agolli, Oficere Porgrami, UNFPA.

Aktiviteti, i organizuar nga WECA në bashkëpunim me UNFPA dhe partnerë ndërkombëtarë nga Austria, vjen në një kohë kur pjesëmarrja e grave në sipërmarrje në Shqipëri mbetet e ulët, vetëm rreth 20%, përballë 40% të burrave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›