Kampionati i vajzave nis në fundjavë, Duka takim me arbitret

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Sezoni i ri i kampionatit të vajzave 2025 -2026 fillon këtë fundjavë, ndërsa po përfundojnë të gjitha përgatitjet.
Edhe sektori i arbitrimit është gati, pasi arbitret vajza kanë mbyllur me sukses testet fizike dhe seminarin teorik që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.
Gjatë zhvillimit të seminarit me arbitret vajza, presidenti i FSHF, Armand Duka, zhvilloi një vizitë ku takoi të gjitha arbitret dhe pati një bisedë të shkurtër me to.
Duka vlerësoi rolin e rëndësishëm të arbitreve në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe i inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm dhe përkushtim, duke ndjekur shembullin e kolegeve që kanë ecur në karrierë.
Në përfundim, Duka i falënderoi për kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit shqiptar dhe theksoi se mbështetja e FSHF-së do të jetë gjithmonë e madhe për zhvillimin e futbollit të vajzave.
/gj.m/j.p/