Mbrojtja Civile Palestineze: 10 mijë trupa njerëzish të bllokuar nën rrënoja në Gazë

Mbrojtja Civile në Gazë ka bërë të ditur se rreth 10 mijë persona janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Gazë. “Për muaj të tërë, ne kemi punuar me pajisje të thjeshta, të cilat na e harxhojnë kohën dhe përpjekjen tonë”, tha zëdhënësi Mahmoud Bassal.
Gjithashtu theksohet se Izraeli ka shkatërruar 70 deri në 80% të aftësive të Mbrojtjes Civile.
Mbrojtja Civile dhe mjekët janë reaguesit e parë pas sulmeve ajrore izraelite dhe punojnë në shpëtimin e të mbijetuarve dhe marrjen e trupave kur ata janë në gjendje të arrijnë në vendet e sulmeve.
“Ne kërkojmë që Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare të ndërhyjnë menjëherë për të lejuar hyrjen e pajisjeve të nevojshme të shpëtimit, në mënyrë që të vazhdojmë punën tonë, të nxjerrim të zhdukurit nga nën rrënoja dhe të sigurojmë karburantin e nevojshëm për të operuar automjetet e mbrojtjes civile”, tha Bassal.
40 ditë pas tërheqjes së forcave izraelite nga afërsia e kompleksit mjekësor Al-Shifa, “Mbrojtja Civile dhe stafi mjekësor janë ende duke tërhequr trupat e varrosur nga forcat okupuese izraelite në varre masive”, shtoi Bassal.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha të mërkurën se ekipet mjekësore zbuluan një varr të tretë masiv në kompleksin Al-Shifa. Ushtria izraelite ka mohuar çdo përfshirje në varrosje.
Të shtunën, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se 28 njerëz u vranë gjatë 24 orëve të fundit dhe të paktën 34,971 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.