E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanye West vjen më 11 korrik, Rama: Tirana do të kthehet në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor

Teksa artisti me famë botërore Kanye West do të mbajë një koncert më 11 korrik në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një nga eventet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në Shqipëri duke e kthyer Tiranën në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor.

Duke ndarë pamjet nga “Eagle Stadium” në Kashar e ngritur posaçërisht për këtë event, Rama theksoi se interesi ndërkombëtar ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Koncerti i Kanye West do të sjellë në Shqipëri një produksion gjigant, të realizuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Prania e Kanye West në Tiranë pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga jashtë dhe të kontribuojë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion për evente të mëdha ndërkombëtare. I konsideruar si një nga artistët më me ndikim të dy dekadave të fundit, Kanye West ka lënë gjurmë në muzikë, modë dhe kulturën globale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›