E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten qiratë e banesave në Gjirokastër – Mungesa e ndërtimeve dhe turizmi rrisin kërkesën

Në një qytet ku turizmi po njeh rritje nga viti në vit, gjetja e një banese me qira po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Oferta është tkurrur, ndërsa çmimet janë rritur, një situatë që sipas ekspertëve lidhet me mungesën e ndërtimeve të reja dhe orientimin e shumë pronarëve drejt akomodimit të turistëve.

“Aktualisht kërkesa nga familjarë janë aq të shumta për banim me qera, që do të thotë janë të një kategorie 20.000 ALL në muaj deri në 25.000 ALL në muaj. është një kategori pothuajse më e madhe sepse aq është buxheti i tyre, por problematika është për arsye sepse të gjitha pronat janë në booking dhe BRB aktualisht dhe të gjithë këta familjarë që kërkojnë nuk mundemi dot që t’i rregullojmë me një fjalë për t’i për t’i strehuar të gjithë sepse në buking janë pothuajse të rezervuara dhe të gjitha pronat që janë në buk heqin për për të dhënë një familjari sepse ana ekonomike shikohen të gjitha dhe shtëpia faktikisht nuk prishet”, deklaroi Valbona Bani, Agjente Imobilare.

Me turizmin në rritje dhe mungesën e ndërtimeve të reja, ekspertët vlerësojnë se tregu i qirave në Gjirokastër do të vijojë të mbetet i kufizuar, ndërsa çmimet pritet të mbeten në nivele të larta edhe në periudhën në vijim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›