E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet banda e hajduteve teaksesoreve te makinave benz

TIRANE-Dy te rinj jane arrestuar ndersa i trete eshte shpallur ne kerkim policor pasi akuzohen se jane autore te vjedhjeve te ndryshme te makinave benz. Sipas burimeve te policise se komisariatit nr 2 behet me dije se te rinjte kryenin vjedhje te automjeteve benz ne zonen e 21 dhjetorit ne zonen e Parkut ne Kombinat dhe ne zonen e ish-bllokut.

Denoncime te shumta kishin mberritur neper komisariatet e policise se kryeqytetit ku beheshin te dituara te gjitha vjedhjet qe u kishin ndodhur qytetareve. Pas nje pune te gjate hetimore nga ana e policise se komisariatit nr 2 u be e mundur shkaterrimi i bandes hajdute ku dy prej tyre u arrestuan ndersa pjestari i trete u shpall ne kerkim.

Ne pranga kane rene Marsel Gjona 20 vjec dhe Perparim Muhaj 19 vjec banues ne Ysberishtndersa eshte shpallur ne kerkim Egland Dorzi 19 vjec. Keta persona kryenin vjedhje sensoresh dhe pasqyrave te automjeteve benz. Pas nje pune hetimore policia arrestoi hajdutet te cilet deklaruan se i kishin marre disa prej aksesoreve te makinave. Po ashtu policia beri te mundur dhe disa materiale te cilat jane sekuestruar. Ndaj te prangosurve rendon akuza e vepres penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim me 4 ngjarje te dokumentuara.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›