E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet kanabis, por jo trafikantët. Policia në Shkodër asgjëson mbi 19 mijë bimë narkotike

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 19 mijë bimë kanabis në të gjithë qarkun, gjatë operacionit “Koordinata”.

Vetëm në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, efektivët zbuluan mbi 16 mijë bimë narkotike.

Sasia tjetër u gjet në Postribë, Pukë, Fushë-Arrëz etj. Kontrolli i territorit u bë nga ajri përmes helikopterëve ndërkohë që dhjetëra efektivë zbarkuan në terren.

Si rezultat i këtij operacioni, policia ka proceduar në gjendje të lirë një kryeplak si dhe rojen e mjedisit të zonës. Ata akuzohen për  shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›