E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë teksa tentonte të vidhte një banesë, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë brenda një banese në lagjen nr. 17, ku kishte hyrë me qëllim për të vjedhur.

Operacioni u bë i mundur falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas një njoftimi të marrë nga një shtetase, e cila raportoi për një tentativë vjedhjeje në banesën e saj.

I arrestuari është shtetasi O. T., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që dyshohet se do të përdorej për kryerjen e veprës penale.

Nga hetimet paraprake dyshohet gjithashtu se ky shtetas, disa orë para arrestimit, ka kryer një tjetër vjedhje, konkretisht të një biçiklete në lagjen nr. 18 të qytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›