Kapiteni turk largohet me anijen nga Porti i Durrësit pa asnjë njoftim dhe pa kryer procedurat ligjore, policia nis hetimet

Policia e Durrësit ka nisur hetimet pasi një shtetas turk, kapiten i një anijeje është larguar nga Porti i Durrësit pa asnjë njoftim për autoritetet dhe pa kryer procedurat ligjore.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.
Materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.