E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapitulli i negociatave për bujqësinë, Salla takim me Superti-n: Vijojmë me intensitet përmbushjen e detyrimeve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.

Në fokus të takimit ishte progresi dhe sfidat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të përgatitjeve për hapjen e negociatave ndërqeveritare dhe përafrimit me acquis të BE-së.

Ministri Salla nënvizoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon me intensitet përmbushjen e të gjitha detyrimeve përmes konsolidimit të sistemeve të integruara të menaxhimit (IACS, LPIS, REM), forcimit të kapaciteteve teknike dhe administrative, si dhe përgatitjes për një qasje efektive në fondet e BE-së.

“Modernizimi i bujqësisë dhe ndërtimi i një sektori konkurrues e të qëndrueshëm mbetet një ndër prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE,” nënvizoi ministri Salla.

Nga ana e saj, Superti vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe theksoi mbështetjen e Komisionit Evropian për avancimin e mëtejshëm të reformave në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

1 nga 11

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›