E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë, Presidentja Osmani: Trump po mbron botën nga krimi i organizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet e SHBA-së në Venezuelë si edhe për arrestimin e Presidentit Nicolás Maduro e bashkëshortes së tij.

Osmani ka deklaruar mbështetje të plotë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Trump po mbron botën nga krimi i organizuar.

“Kosova qëndron fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Presidenti Trump qëndroi në krah të popullit të Venezuelës dhe u përball me shtetin narko të Madurós  duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Kjo është ajo se si duket forca dhe udhëheqja amerikane.

Populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë.

Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane, çlirimi ynë është vetë dëshmi e saj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta forcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur është i bashkuar pas udhëheqjes amerikane dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku  sepse liria jonë e përbashkët varet prej saj”, shkruan Osmani.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›