Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, nuk ka të lënduar

Një banesë në rrugën Rinia në qytetin e Elbasanit është përfshirë këtë të shtunë nga zjarri. Mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Tymi ka mbuluar zonën përreth, duke shkaktuar panik te banorët pranë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/vizionplus.tv