Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Maliq, digjet kati i parë i banesës, s’ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një banese në fshatin Vloçisht, bashkia Maliq, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse të bashkisë Maliq ndërhynë në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të banesës.
Falë reagimit të shpejtë, u bë i mundur izolimi i zjarrit dhe shpëtimi i katit të dytë të shtëpisë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës.

