E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kardiologu shqiptar realizon ndërhyrje të rrallë koronare, ndiqet drejtpërdrejt nga qindra specialistë nga e gjithë bota

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare.

Kardiologu dr. Diamant Lulaj ka realizuar një ndërhyrje kardiake koronare tepër të vështirë në Tiranë së bashku me kardiologun italian, Alfredo R. Galassi.

Ndërhyrja u transmetua drejtpërdrejt përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota, gjatë kongresit ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë që vazhdojnë të nderojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›