Karkaleci dëmton të mbjellat, dëme të konsiderueshme në bujqësi në Gjirokastër

Qindra hektar tokë me kullota dhe të mbjella bujqësore janë dëmtuar nga prezenca e karkalecit. Fermeri nga Valareja Marsel Sulo thote se ky insekt ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemëtari dhe perimore.
“Kemi problem të madh sepse karkaleci shkon kur perimet lëshojnë gjethet e reja dhe perimet thahen”, tha Marsel Sulo, fermer.
Balil Bineri Specialisti i Bujqësisë pohon se në qarkun e Gjirokastrës ka disa vatra infektimin nga ky insekt. Ndërkohë shton se nga viti në vit ka ulje të vatrave të infektimit.
“Mund të përmendim zonën e Dropullit, në kullota, në Labovë, kemi disa vatra në zonën e Përmetit”, tha Balil Bineri, Specialist i Bujqësisë.
Burimet nga drejtoria e bujqësisë Gjirokastër bëjnë më dije se janë mbi 100 mijë lloje karkalecash por më dëmtuesit për qarkun tonë konsiderohen dy lloje karkalecash ,karkaleci maroken dhe Italian
/RTSH/