Ura e Topojanit atraksion veror, pushuesit drejt Grykës së Vanave

Ura e Topojanit është një atraksion që shfrytëzohet në sezonin veror me temperatura të larta, e ndonëse është pak herët, pushuesit nuk munguan.
Në këto ditë të nxehta të qershorit disa të rinj zgjodhën të kalonin disa orë në këtë vend të freskët dhe relaksues.
Pritet që në muajt korrik dhe gusht numri i pushuesve të vij në rritje. Për pasojë edhe kujdesi duhet i shtuar për mbajtjen pastër të ambientit që rrethon bukurinë e këtij vendi.
/RTSH/