E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karta ID merret për tri ditë, koha për dokumentin reduktohet duke paguar 3 mijë lekë

Koha e pajisjes së qytetarëve me kartën e identitetit zbret nga 14 ditë në 3 ditë.

Kompania shtetërore “IdentiTek” njoftoi se kushdo që do ta marrë dokumentin më shpejt, duhet të kryejë një pagesë prej 3 mijë lekësh.

“Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit.

Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative”, sqaroi IdenTitek./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›