E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përkujtohet tragjedia e Otrantos, 28 vite më parë nga mbytja e anijes humbën jetën 83 persona

Është përkujtuar sot në qytetin e Vlorës 28 vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 83 persona.

Edhe këtë 28 mars, familjarë të viktimave vendosën kurora e buqeta me lule në varrezat që përkujtojnë këtë ngjarje të rëndë.

Ata thanë se megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë, ende nuk është bërë drejtësi për tragjedinë.

Natën e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 83 persona, mes të cilëve gra e fëmijë.

Ngjarja erdhi pas përplasjes së mjetit lundrues shqiptar me anijen ushtarake italiane “Sibila”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›