E Diel, 1 Nëntor 2026

Karta e Adriatikut, Kingji takim me gjeneralin amerikan Grynkewich

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë rajonale ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në kuadër të konferencës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut 2026, që po zhvillohet në Zadar të Kroacisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe komandant suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), u takua me gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtues të tjerë ushtarakë pjesëmarrës në konferencë.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së Shefave të Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe partnerëve të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi pamje nga takimi, duke theksuar pjesëmarrjen e gjeneralit Grynkewich dhe gjenerallejtënantit Kingji në këtë aktivitet ndërkombëtar të nivelit të lartë ushtarak.

Konferenca e Kartës së Adriatikut zhvillohet në Zadar, Kroaci, me pjesëmarrjen e drejtuesve të mbrojtjes dhe përfaqësuesve ushtarakë të vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara.

1 nga 5

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›