E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Dytë/ Finalja Oriku-Butrinti në RTSH

Luhet të dielën java e fundit e kampionatit në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Dy skuadrat e kreut Butrinti dhe Oriku përballen në një finale, që vlen një vend në Kategorinë e Parë.

Butrinti kryeson kampionatin me 44 pikë, i ndjekur nga Oriku me një pikë më pak (43). Rezultati i kësaj përballjeje direkte do të vendosë se cila nga skuadrat do të ngjitet direkt në Kategorinë e Parë.

Ndeshjen Oriku-Butrinti mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH 2 të dielën në orën 14:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›