E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Laçi dhe Lushnja fitojnë në transfertë

Kanë përfunduar 4 takime të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Laçi rikthehet te fitorja, pasi mposht Korabin në Peshkopi me rezultatin 2-0.

Te fitorja rikthehet edhe Lushnja, që mposht Luftëtarin në Gjirokastër me rezultatin 2-1. Një fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë edhe Iliria, që ka mundur 1-0 Kukësin.

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat vrulli i Apolonisë ndalet nga Kastrioti, që mposht fierakët me rezultatin 1-0.

Aktualisht po luhet sfida Skënderbeu-Pogradeci, ndërsa java do të mbyllet nesër me ndeshjen Besa-Burreli, që do të luhet në orën 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›