Kupa e Botës në Ski në RTSH, Lara Colturi renditet e 15-ta në Tremblant

Nuk ka qenë një fundjavë shumë e mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi ndalesa e radhës e Kupës së Botës në Ski për femra në Tremblant të Kanadasë.
19-vjeçarja ka mbyllur slalomin gjigant në vendin e 15-të, por duhet theksuar se Tremblant nuk është një pistë që i përshtatet shumë Colturit, prandaj pritshmëritë për një podium në këtë garë ishin të ulta.
Gjithsesi skiatorja shqiptare ka bërë një paraqitje të mirë në pistë, duke zënë vendin e 11-të në zbritjen e parë, ndërsa në zbritjen e dytë (atë përfundimtare) nuk arriti të shkonte më lart se vendi i 15-të.
Kupa e Botës në Ski është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, që transmeton çdo garë të skiatores shqiptare Lara Colturi në këtë kompeticion.