E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Lushnja-Apolonia dhe Kukësi-Luftëtari në RTSH

Java e 8-të e Kategorisë së Parë do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy ndeshjet e para të kësaj jave janë Iliria-Korabi dhe Lushnja-Apolonia. Të dy takimet do të zhvillohen në orën 14:00. Derbi i Myzeqesë, sfida Lushnja-Apolonia do të transmetohet në RTSH 2.

Dita e premte do të mbyllet me një superduel, Skënderbeu-Besa, që është programuar të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 8-të do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Pogradeci do të presë në shtëpi Kastriotin, ndërsa në Laç, vendasit do të përballen me Burrelin.

Në “Kukës Arena” do të luhet dueli Kukësi-AF Luftëtari, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›