Revokoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën e Metës

Apeli i GJKKO-së nuk pranon kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Një ditë më parë, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi gjithashtu kërkesën e Metës për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ky vendim për Kujtim Cakranin, avokatin e Ilir Metës, u konsiderua i paprecedentë dhe mbajtje peng në paraburgim pa ligj e ish-presidentit të vendit.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
/rtsh.al/