E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Pogradeci-Besa dhe Iliria-Kastrioti në RTSH

Futbolli i Kategorisë së Parë rikthehet këtë të shtunë, me javën e 18-të dhe me 90 minuta ku çdo pikë vlen më shumë se kurrë. Të gjitha skuadrat zbresin në fushë me objektiva të qarta dhe për të marrë maksimumin e pikëve.

Dy nga ndeshjet më interesante të javës, përballjet Pogradeci-Besa dhe Iliria-Kastrioti do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Pesë ndeshje do të luhen paralelisht në orën 13:30, duke krijuar një pasdite futbolli mjaft interesante në çdo stadium. Në mbrëmje, vëmendja do të përqëndrohet në Korçë, ku Skënderbeu dhe AF Luftëtari përballen në sfidën e vetme të orës 16:00.

Laçi kërkon fitoren në shtëpi ndaj Kukësit, ndërsa Besa do të jetë përballë një transferte mjaft delikate në Pogradec. Në Burrel, Apolonia luan për për tre pikët kundër vendasve, Lushnja pret Apoloninë në shtëpi, ndërsa një tjetër duel mjaft i luftuar pritet të jetë Iliria–Kastrioti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›