Rama kritika Ministrisë së Jashtme: Të përfshihen njerëz të rinj. Këtë pranverë mbahet samiti i diasporës

Kryeministri Edi Rama pati kritika për Ministrinë e Jashtme, ku tha se është një institucion që ka nevojë për një reformë të thellë ku duhen përfshirë edhe njerëz të rinj dhe nga diaspora.
Këtë deklaratë Rama e bëri në fjalën përmbyllëse në takimin e grupit parlamentar socialist, ku bëri të ditur gjithashtu se këtë pranverë do të mbahet edhe Samiti i Diasporës.
“Ministria e Jashtme është një tjetër dështim i madh i ynë. Nuk është reformuar asnjëherë, edhe një ligj që u bë si reformë ishte thjesht një tualet. Ligji duhet të jetë i tillë që të fusë njerëz të rinj. Mos harroni se Shqipëria ka edhe njerëz jashtë, në diasporë. Samitin e Diasporës do ta kemi në pranverë por na duhet një kontakt i vazhdueshëm me Diasporën”, tha Rama.
/rtsh.al/