E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Skënderbeu-Kastrioti dhe Lushnja-Burreli në RTSH

Kategoria e Parë do të ketë një shtrirje nga e premtja në të dielë në këtë javë të 20-të. Ishte planifikuar për t’u luajtur të shtunën në ora 16:30 sfida Skënderbeu-Kastrioti, por për arsye të motit të vështirë këtë fundjavë në juglindje, teksa paralajmërohen reshje dëbore, është vendosur që takimi të luhet të premten në ora 13:30 dhe do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Ndërkohë të shtunën, në të njëjtën orë 13:30, do të luhen Laçi-Luftëtari, Kukësi-Besa, Pogradeci-Korabi dhe Iliria-Apolonia, kjo e fundit mbetet për të përcaktuar fushën se ku do të luhet.

Java do të mbyllet të dielën në ora 13:30 me Lushnja-Burreli, që do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport. Një Kategori e Parë me mjaft rivalitet, ndërsa kampionati kryesohet nga Skënderbeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›