E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH: Laçi mposht Apoloninë, Burreli ndalet nga Iliria

Java e 25-të e Kategorisë së Parë nuk prodhoi surpriza për ekipet e kreut teksa Skënderbeu, Laci dhe Pogradeci likujduan kundërshtarët e tyre. Burreli nuk shfrytëzoi faktorin fushë për të thyer Ilirinë ndërkohë që fitore të rëndësishme arrit Besa që mposhti Kastriotin në “Redi Maloku”.

Java e 25 e kategorisë së parë u luajt e gjitha këtë të shtunë duke prodhuar gola dhe emocione të medha. Laçi është vërtet monstruoz teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-1 duke regjistruar fitoren e 11 radhazi, në një ndeshje që erdhi për shikuesi në ekranin e RTSH Sport.

Dulei i lajtur në Laç nisi vrullshëm për të besaurity e Shensoit, të cilët provojnë nga distanca me Negutin por Kacaj është spektakloar me ndërhyrjet e tij. Bardheznjtë ushtrojnë presion në fushën e miqve dhe me antë të një goditje standarte kalojnë në eprsi. Ledio Tresa asiton për zcukun që me kokë dërgon në festë tifozët vendas. Goli zgjoi ekin e Jovanovic që në fundin e pjesë së parë barazon rezultatin. Romario Sulo me një djathtë kalibruese ndëshkon Hasanbellin duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshje në ekuliber 1-1.

Fraksioni i dytë pa një Laç më kërkues dhe falë insistimeve të olsi Myrta si për të dëshmuar se po zhvillon një sezon spektakolar rikthen në epërsi kurbinasit. Apolonia e mbyll sfidën me 10 futbollistë pasi portieri Leonard Kacaj ndëshkohet me karton të kuq. Përfundimisht 2-1 me Laçin që vijon të ndjekë në krye Skënderbeun, i cili nuk diskutoi sukesin në shtëpi me shifat 2-0 ndaj Lushnjes. Triumf me përmbysje hipotekoi edhe Pogradeci i vendit të tretë që ,poshti Korabin me rezulatin 4-1.

Në takimet e tjera të javës së 25-të Burreli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Ilirisë, një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2. Në “Liri Ballabani” skuadra nga Fushë Kruja u tregua më kërkuese por gardiani vendas Dani rezultoi i pakalueshëm. Besa nga ana e saj befasoi Kastriotin në “Redi Maloku” duke fituar me shifrat 2-3, ndërkohë dueli i mbijetesë mes Kukësit dhe Luftëtarit u mbyll pa gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›