E Hënë, 2 Nëntor 2026

Katër të arrestuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë

PRISHTINË, 29 shtator /ATSH/ Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm me mjete të forta ndaj zyrtarëve policorë që po siguronin një ndeshje futbolli në Ferizaj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mesditën e 28 shtatorit.

Dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njëri prej tyre është dërguar për në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›