E Diel, 1 Nëntor 2026

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, e sheh protestën e qytetarëve si një revoltë kundër padrejtësive të sistemit dhe keqqeverisjes.

I ftuar këtë të enjte në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kedhi tha se protestat ia kanë çjerrë maskën qeverisë, duke i treguar botës se Shqipëria ndodhet në një regjim dhe jo në një vend demokratik.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e pe protestën?

Kedhi: Protesta ka arritur një fitore të madhe këto javë. Me përshkallëzimin që ka ndodhur, i ka çjerrë maskën një regjimi. I ka rënë fasada këtij “liberalit piktor” dhe këtë e ka parë e gjithë bota. Këtë e kanë bërë këta burra, gra dhe të rinj. Protestuesit nuk kanë rënë pre e presioneve; kanë treguar se shqiptarët janë këtu.

Zonja Borakaj, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për momentin ku ndodhemi. Shqipëria është në një pikë kritike, ku vihet në diskutim ekzistenca e saj. Që nga viti 2013 janë larguar 42% e popullsisë. Ne jemi në një kolaps demografik. Të rinjtë dhe shtresa e mesme largohen jo sepse duan, por sepse dëbohen. Kjo nuk thuhet mjaftueshëm.

Borakaj: Nuk thuhet në protestë?

Kedhi: Në protestë po, por në studiot televizive jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›