E Diel, 1 Nëntor 2026

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

“Simfonia e trazuar e Shqipërisë”, është tema e kësaj të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

I ftuar analisti Martin Leka tha se protesta në fillimet e saj ishte shumë qytetare, por rrugës degjeneroi duke u kthyer në një tubim të dhunshëm.

Ai shtoi se protesta është në ditët e fundit para pushimeve. Leka nënvizoi se nëse protesta rishfaqet, duhet të dorë nga aktet e dhunës dhe elementët negativë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e shihni reagimin e qytetarëve në protestë për kaq ditë, por edhe sot para Parlamentit?

Leka: Protesta ishte një protestë qytetare, por këtë emër e humbi rrugës kur filloi dhuna, agresiviteti dhe u shfaqën grupe të ndryshme që kryen akte dhune. Degjenerimi i protestës në dhunë i jep pikë pushtetit, Edi Ramës. Protesta është në ditët e fundit para pushimeve. Të shohim çfarë do të bëhet në vjeshtë. Nëse do të rishfaqet edhe një herë protesta, duhet të heqë dorë nga aktet e dhunës dhe elementët negativë që janë shfaqur. Protesta duhet të ketë përfaqësuesit e saj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›