E Diel, 1 Nëntor 2026

​“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

Një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.


Ai tha se numri i vogël i protestuesve nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps nga vendimi për të dalë e për të protestuar.

“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, ka thënë ai.

Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë.

Ata përmes thirrjeve kërkuan: "Dorëheqje" dhe përmes pankartave me mbishkrime, "Keni dështua", "Nuk bëhet kështu". /kp/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›