“Kërcënim tipik mafioz, ky është Edi Rama i vërtetë!”- Artan Hoxha: E kanë çuar Veliajn aty ku s’kanë çfarë t’i bëjnë më! Me këmbë të thyer në sektorin e kriminelëve ordinerë
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se është kërcënuar në qeli përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

I ftuar në News 24, Hoxha e cilësoi mesazhin që Veliajt i është përcjellë nga kryeministri si një “kërcënim tipik mafioz”, ndërsa deklaroi se beson versionin e kryebashkiakut, pasi, sipas tij, njeh mënyrën se si vepron Rama.
“Është kërcënim tipik mafioz. Pse e besoj unë këtë që kanë bërë? Sepse njoh Edi Ramën. Kjo është fytyra e vërtetë e kryeministrit të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë është burracak, ky është lloji i tij. Do të reagojë siç di ai. Ky është tipik kërcënimi i Edi Ramës”, u shpreh Hoxha.
Gazetari paralajmëroi se, sipas tij, rasti i Veliajt nuk do të jetë i vetmi që do të dalë në publik, duke pretenduar se edhe persona të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme.
“Se ka bërë vetëm me Erion Veliajn, do të vijnë ditët. Ky dimër do të jetë i gjatë, do të dalin një nga një. Nuk e ka bërë me Erion Veliajn. Erion Veliaj thjesht pati guximin ta publikonte, sepse e kanë çuar ku nuk ka ku të shkojë më, s’ka çfarë i bën më”, deklaroi ai.
Hoxha u ndal edhe te vizita e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, duke vënë në pikëpyetje arsyen e takimit në orët e vona të mbrëmjes, pas 20 muajsh qëndrimi të Veliajt në burg. Sipas gazetarit, fakti që ministri konfirmoi takimin, por mohoi përmbajtjen e mesazhit të bërë publike nga Veliaj dhe avokati Plarent Ndreca, ngre pikëpyetje.
“Ministri thotë që kam qenë, por ky tekst thotë, nuk ka ndodhur, thotë. Tani do të bëj një pyetje unë. Se ky thotë kam shkuar për të parë kushtet ku rrinte Erion Veliaj. Tani Veliaj i jep një përgjigje interesante, që përveç orës i thotë që kam 20 muaj në burg, pse nuk keni ardhur më parë? Po kush i ka penguar këta të shkonin në Durrës? Edhe Toni Gogu, ai nuk u bë sot ministër. 20 muaj në burg, u kujtove në mes të natës. Pse pikërisht tani?”, u shpreh Hoxha.
Ai zbuloi se Veliaj ndodhet në sektorin 2A, ku mbahen, sipas tij, “kriminelë oridinerë” dhe se ndodhet në monitorim i vazhdueshëm, që ai e quajti “monitorim 24-karatësh”.
“Pasi e mbajtën ato 48 orët te ajo qelia pa dritare, e kanë çuar në një qeli që ka vetëm një krevat dhe ka një vrimë, sepse është nga ato tualetet allaturka, s’ka ndarje. Ka një dritare të paktën. Është vetëm, e nxjerrin në ajrim vetëm, është gjithë kohës i ruajtur. E çojnë në ajrim kur janë larguar të tjerët. Ka një monitorim 24-karatsh”, tha gazetari në News24.
Artan Hoxha: Të shkojë ministri, duket që është një hall i madh, shumë i madh. Është kërcënim tipik mafioz. Pse e besoj unë këtë që kanë bërë? Sepse njoh Edi Ramën. Kjo është fytyra e vërtetë e kryeministrit të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë është burracak, ky është lloji i tij. Do të reagojë siç di ai. Ky është tipik kërcënimi i Edi Ramës. Se ka bërë vetëm me Erion Veliajn, do të vijnë ditët. Ky dimër do të jetë i gjatë, do të dalin një nga një.
Nuk e ka bërë me Erion Veliajn. Erion Veliaj thjesht pati guximin ta publikonte, sepse e kanë çuar ku nuk ka ku të shkojë më, s’ka çfarë i bën më. Vetëm ta vrasësh, se s’kanë çfarë t’i bëjnë më. Tani i shkon në orën 10 të darkës. Për çfarë shkon në orën 10 ministri? E para, kjo. Ministri i cili ka qenë vartës i Erion Veliajt, pra një investim i Erion Veliajt. Sepse Rama ka një gjë të bukur, të vë miqtë e tu kundër. Të vret me dorën e miqve të tu. Ky është Edi Rama i vërtetë.
Deklarata, pra del ministri dhe rrëzon atë që kishte thënë avokati. Unë kam folur me avokatin edhe në burgun e Fierit. Që ta dini ju, Erion Veliajn aty, edhe pse është me këmbë të thyer, e kanë çuar në një sektor që quhet Sektori 2A. Është sektori ku janë të gjithë ata që mund të quhen kriminelë ordinerë të vendit. Janë më ordinerët. Janë aty që ti as e merr vesh dhe as e pret dot, se nuk mendon dot çfarë mund të vijë. Pasi e mbajtën ato 48 orët te ajo qelia pa dritare, e kanë çuar në një qeli që ka vetëm një krevat dhe ka një vrimë, sepse është nga ato tualetet allaturka, s’ka ndarje. Ka një dritare të paktën.
Është vetëm, e nxjerrin në ajrim vetëm, është gjithë kohës i ruajtur. E çojnë në ajrim kur janë larguar të tjerët. Ka një monitorim 24-karatsh. Siç ia bën në Durrës për çdo gjë, tani, jo se jam në pjesën që mendoj a ia bëjnë mirë apo jo, por unë mendoj që shiko se çfarë të bën ky pushtet kur ti i del nga rreshti dhe kur ia bën kryetarit të bashkisë më të madh të vendit, Rama i thotë që jo vetëm që do të japësh dorëheqjen, por do t’ia japësh Arbër Hajdarit. Si duhet të vijë Arbër Hajdari të marrë detyrën?
Ministri thotë që kam qenë, por ky tekst thotë, nuk ka ndodhur, thotë. Tani do të bëj një pyetje unë. Se ky thotë kam shkuar për të parë kushtet ku rrinte Erion Veliaj. Tani Veliaj i jep një përgjigje interesante, që përveç orës i thotë që kam 20 muaj në burg, pse nuk keni ardhur më parë? Po kush i ka penguar këta të shkonin në Durrës? Edhe Toni Gogu, ai nuk u bë sot ministër. Erion Veliaj në këtë rast, të shkojë e vërteta me Erion Veliajn, vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë gjë. 20 muaj në burg, u kujtove në mes të natës. Pse pikërisht tani? A janë të vërteta këto që po thuhen? E pranojnë takimin, orarin, nuk pranojnë tekstin.
Pse unë e besoj këtë që thotë Erion Veliaj në këtë rast? Sepse unë shoh të gjitha lëvizjet që bën Edi Rama. Pse kjo tani? Sepse Presidenti dekretoi zgjedhjet lokale, Veliaj ka marrë nën kontroll dhe shkarkoi ata që ka vendosur Rama, dhe i shkaktoi probleme Ramës, sepse ka bërë sondazhe dhe e di situatën.