“Kërcënimi i Ramës ndaj Veliajt, kriminal”- Agron Shehaj: Hëngshin kokat, aq më shumë do u dalë boja! SPAK të marrë të pandehur kryeministrin dhe Toni Gogun
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ishte sot në News24 për të folur mbi përplasjen e fundit në PS mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Shehaj uron që të vijojnë përplasjen mes tyre, se sipas tij aq më shumë do u dalë boja para shqiptarëve. Shqetësimi kryesor është largimi i Ramës, ndërsa i konsideron kërcënimet e tij ndaj Veliajt, gjithnjë nëse janë të vërteta, si kriminale.
Shehaj shton se SPAK duhet të marrë të pandehur kryeministrin dhe ministrin e drejtësisë, që mendohet se ka deleguar kërcënimin në burgun e Fierit, ndaj Veliajt.
Agron Shehaj: Shqetësimi ynë është që Rama të ikë. Shpresoj që kjo që po ndodh të shërbejë që të ikë. Shprehja që hëngshi kokat, është që vazhdoni zihuni se aq më shumë do ju dalë boja. Uroj që përplasja mes të dyve të vazhdojë që drejtësia të ketë sa më shumë prova që të ndjekë është kryeministrin.
Kriminale kërcënimi që nëse nuk më bindesh mua do përdor pushtetin kundër teje. As më tepër që përdoret ministri i Drejtësisë si instrument, SPAK të marrë të pandehur ministrin dhe Edi Rama. Ti japim kohë që SPAK të veprojë. Uroj që të veprojë.