E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita ne Bruksel, Rama takon sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Rutte njohës i spikatur i Europës dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

edi rama mark rutte (6)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga takimi, duke e cilësuar kreun e NATO-s se është një njohës i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe dashamirës i Shqipërisë.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se gjatë takimit ka marrë vlerësime dhe inkurajime nga Rutte për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për seriozitetin e vendit në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO.

edi rama mark rutte (5)

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.

edi rama mark rutte (4)

edi rama mark rutte (3)

edi rama mark rutte (2)

edi rama mark rutte (1)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›