E Premte, 6 Nëntor 2026

Kërkohej nga Italia, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari i dënuar me 9 vite burg

Aktualitet | 6 minuta më parë

Facebook

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se shtetasi Kol Ndoj ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.

Policia e Shtetit njofton se arrestimi u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Sipas njoftimit, Ndoj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli, me vendim të datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›