E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GKKO rrëzon kërkesën e Veliaj. I pranishëm në seancë ishte dhe kryebashkiaku

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “ndaj “arrest me burg”.

Në seancë ishte i pranishëm edhe Veliaj ku u përfaqësua nga avokati, Sokrat Gjermeni. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme, në seancë ishin të pranishëm prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit nga Veliaj me argumentin se nuk ekziston më rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar tashmë për gjykim.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›