E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkoi revokim të masës “arrest në shtëpi”, Apeli i Posaçëm shtyn për nesër seancën ndaj Malltezit

Apeli i Posaçëm ka shtyrë për nesër seancën ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon revokim të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Atij do t’i duhet të vijojë izolimin në shtëpi.

Malltezi është marrë i pandehur nga SPAK për dy akuza, atë të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe pastrim parash, lidhur me çështjen “Partizani”.

Të pandehur gjithashu u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish-kompleksin sportiv Partizani.

Sipas SPAK, Malltezi duke shfrytëzuar faktin që vjehrri (Sali Berisha) i cili në atë kohë ishte kryeministër, përfitoi privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani ku u ndërtuan disa pallate.

Berisha akuzohet  për korrupsion pasiv. Nga këto ndërtime dyshohet se janë përfituar 5.4 mln euro/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›