E Diel, 1 Nëntor 2026

“Konfiskim pronave të kriminelit”, SPAK: 3 shoqëri tregtare dhe 17 pasuri të paluajtshme të Elvin Merlikës t’i kalojnë shtetit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, një prej personave më të besuar të Ervis Martinajt e që shpesh ishte shoferi i tij personal.

Merlika akuzohet për sigurimin e kushteve për të vrarë Indrit Doklen, një ndër personat më të kërkuar në vend për krime të rënda, të cilat i ka zbuluar i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Vrasja mbeti në tentativë, por sot, SPAK kërkon që 20 pasuri të tij, t’i kalojnë shtetit, ku përfshihen 3 shoqëri tregtare dhe 17 pasuri të paluajtshme, të cilat, Merlikaj nuk i justifikon me pasuri të ligjshme.

Elvin Merlikaj është në kërkim policor, e po ashtu edhe shënjestra e tij, Endrit Dokle, ish- drejtues i një fraksioni të bandës së Durrësit.

Ndërsa, Ervis Martinaj, vijon ende të jetë i zhdukur, por edhe në kërkim ndërkombëtar për krimet e zbardhura nga Nuredin Dumani./vizionpplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›