E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli për Legjislacionin shqyrton vendimet e Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Këshilli për Legjislacionin zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishte shqyrtimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 30 prill 2026, këshilli zhvilloi dëgjesë me relatoren Aulona Bylykbashi lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shpall si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli për Legjislacionin miratoi propozimin që çështja t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Ministrave.

Mbledhja vijoi me dëgjesën e relatorëve Gjin Gjoni dhe Erion Malaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizon vendimin e Kuvendit mbi disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Pas diskutimeve, këshilli vendosi që kjo çështje t’i kalojë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›