E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti “Ishujt 2026”, shërbime konsullore pranë emigrantëve shqiptarë në Greqi

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me “IdentiTek” sh.a dhe nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisi sot në ishullin Rodos zbatimin e projektit të përvitshëm “Ishujt 2026”.

Ky projekt synon të sjellë shërbimet konsullore më pranë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishujt e Greqisë, duke lehtësuar aksesin në aplikimet për dokumente biometrike dhe shërbime të tjera konsullore, në mënyrë efikase dhe profesionale.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se ekipi konsullor do të jetë në shërbim të qytetarëve në Rodos gjatë datave 4-5 maj për të vijuar më pas në Kretë.

“Shërbimet po ofrohen në adresën: Rruga Diagoridon 3, 85100 (në ambientet e DOPAR)”, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’u ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

1 nga 2

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›