Këta fëmijë na nderojnë të gjithëve me arritjet e tyre
Në tribunën qendrore të festes kombëtare të Kanadasë (1 Korrikut) ketu në Toronto ishte dhe një vajzë shqiptare. Quhet Ana, pikerisht në qershor mbushi 13 vjeç. Kjo vogëlushe shqiptare radhitet në gjimnastet me të mira të krejt rajonit të Ontarios.
Ajo me kater shoqet e saj: Sandrine, Jasmine, Glen, dhe Mia zune vendin kryesor në Koncertin Aerobik 30 minuta në skene, me tre ushtrime shoqeruar me muzikë, me ato kostume të bukura si flutura shumëngjyrëshe. Bashkëmoshataret e saj shqiptare e uronin me ate shqipen e bukur: “Të lumtë Ana!” , dhe bënin fotografi me të. Këta fëmijë na nderojne me arritjet e tyre, dhe më kryesoren: ruajnë gjuhën amtare. Faleminderit Ana!