Mentaliteti ynë, duket se ka rënë në një rrjetë merimange
Me duket mentaliteti shqiptar ka rene në një rrjete merimange dhe nuk di si të dale. Ka një konfuzion total mbi çeshtjen e zgjedhjes së një shembulli dhe ideje. E bukura josh gjithkënd dhe të rinjte janë ata që e duan menjehere ate që shikojne si të bukur.
E gjithe shoqeria dhe rinia shqiptare vuajne nga pamundesia të kene ate që shikojne në televizionet shqiptare e boterore. Për të rinjte gjendet një justifikim sepse janë akoma të papjekur (shto që mungon edukimi dhe sistemi arsimor i denjë). Por kur sillen njësoj edhe “të rriturit”, veçanërisht tek kategoria e “politikanëve” që japin shembullin më të keq të papjekurisë dhe adoleshencës së vonuar.
Imitohet Evropa dhe Amerika nen masken e lirise totale. Pjekuria dhe morali i dobet tek shumica e ketyre 40 vjetarëve të sotem është e dukshme. Janë akoma konfuzë në zgjedhjen dhe marrjen e mendimeve dhe mendojne se të jetosh mire, do të thote të jetosh me rroba firmato, dhe të ndjekesh moden do të thote të jesh një njeri i emancipuar.
Sa here kemi degjuar të flitet për një vajze që ndjek moden dhe shetit në maje të takave dhe me floket perfekte në çdo ore të dites, t’i jepet titulli si e emancipuar (e kundërta në kohen e komunizmit) automatikisht pa njohur mendimet e saj!?!?!? Një lloj hakmarrjeje për periudhën e komunizmit me shprese se keshtu fitojme lirine e ndaluar? Nuk është kuptuar akoma se cila liri e vërtetë ishte e ndaluar!!!
Kjo lloj “hakmarrjeje” po pengon krijimin e një mentaliteti të shendoshe në shoqerine shqiptare dhe veçanërisht në shtresen e politikaneve. Madje është përhapur sidomos tek të gjithe ata që punojne në televizione. Mania për t’u dukur, veshur njeri më bukur se tjetri, po krijon fenomenin e politikan-artist Hollivudi-shqiptar.