E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kina zbut tonet ndaj SHBA-ve, Pekini: Jemi të hapur për bisedime për t’i dhënë fund luftës tregëtare

Kina thotë se po vlerëson aktualisht propozimet e Shteteve të Bashkuara për të filluar bisedimet tregtare.

Ministria e Tregtisë e Pekinit tha se SHBA i ka kërkuar Kinës  të zhvillojnë  negociata  mbi tarifat e  vendosura nga Trump, duke shtuar se janë të hapur për diskutime.

“Përpjekja për përdorimin e bisedimeve si pretekst për t’u angazhuar në shantazh dhe kërcënime nuk do të funksionojë” u shpreh  një zëdhënës i ministrisë së Tregtisë, ndërsa shtoi se lufta e tarifave dhe tregtisë u iniciua në mënyrë të njëanshme nga SHBA-ja, dhe nëse dëshiron të negociojë, duhet të tregojë sinqeritet të vërtetë, kjo përfshin përgatitjen për të korrigjuar gabimet e saj dhe për të anuluar rritjet e saj të njëanshme të tarifave”.

Zyrtari po ashtu paralajmëroi se nëse “është një luftë vendi i tij do e çoj렠 deri në fund, ndërsa nëse është bisedë, dera është e hapur.”

Kjo tregon  ulje të tensioneve mes dy vendeve  dhe vjen vetëm një javë pasi presidenti amerikan tha se vendi i tij  ka hyrë në negociata me Pekinin, ndërsa  vetë Kina e  mohoi një gjë të tillë.

Donald Trump ka vendosur  tarifa prej 145 % për Kinën, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur  me vendosjen e tarifave 125 %./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›