E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e amerikanes në Shkodër, reagon policia: Autor bashkëjetuesi, dërgohet në spital i plagosur dhe në gjendje të dehur

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qira, ku një shtetase amerikane, 54 vjeç, dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Sipas policisë, shtetasja amerikane S. S është vrarë me thikë. Autor i dyshuar i vrasjes është bashkëjetuesi i saj, gjithashtu shtetas amerikan i identifikuar si B.S, 57 vjeç.

57-vjeçari u shoqërua në spital pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›