Kingji: Efektivët e FA, trajnim për përdorimin e sistemeve ajrore pa pilot

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Efektivë të kompanisë së zbulimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë po zhvillojnë një trajnim të specializuar me instruktorë nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit mbi përdorimin e sistemeve ajrore pa pilot (UAS).
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji ndau sot se, pamje nga ky trajnim i specializuar.
Kingji u shpreh se, “trajnimi ka në fokus përvetësimin e aftësive për përdorimin e teknologjisë së avancuar, si në operacione luftarake ashtu dhe në situata të emergjencës civile ku vëzhgimi dhe mbështetja nga ajri janë kyçe për një reagim të koordinuar dhe efikas”.
Efektivë të kompanisë së zbulimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe të Batalionit të ... 1 nga 5/e.i/ /gj.m/