E Martë, 3 Nëntor 2026

Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në hapësirën detare ndërmjet portit të Durrësit dhe Kepit të Palit po zhvillohen stërvitjet “Durrësi SAREX 25” dhe “Redoni Blu 25”, të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet të gjitha strukturave që operojnë në det.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji bëri sot të ditur se të angazhuara në këto stërvitje janë Forca Detare, Forca Ajrore, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Policia Kufitare dhe e Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Antikontrabanda Detare.

Kingji nënvizoi se këto stërvitje organizohen në zbatim të Planit Kombëtar për Operacionet e Kërkim-Shpëtimit dhe Planit Kombëtar të Emergjencave për Reagimin ndaj Ndotjeve Detare.

“Siguria detare është përgjegjësi e përbashkët. Forcat tona janë të angazhuara për të garantuar ndërveprim efektiv dhe gatishmëri maksimale”, u shpreh ai.

1 nga 10

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›