E Martë, 3 Nëntor 2026

Kingji në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel Shefash Shtabi, në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e misioneve dhe operacioneve të NATO-s për sigurinë e zonës euroatlantike, rëndësia e planeve të mbrojtjes, rritja e investimeve në mbrojtje dhe inovacion, si dhe vijimi i mbështetjes për Ukrainën.

Gjenerallejtënant Kingji vlerësoi rëndësinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për stabilitetin në rajon.

Shefat e shtabeve vlerësuan me shumë rëndësi rritjen e investimeve në inovacion, gjetjen e rrugëve të reja inovatore për zhvillimin e kapaciteteve luftarake.

1 nga 4

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›