Kinooperatori, profesioni i rrallë që gjendet vetëm në AQSHF

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit solli në vëmendje për publikun një profesion nga më të veçantët në Shqipëri, atë të kinooperatorit.
Ky profesion thuajse në zhdukje, kudo në botë, ka edhe një patentë të vitit 1993 e që gjendet vetëm në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Në AQSHF, këtë profesion Ervin Ziu e ka trashëguar nga babai i tij, kinooperatori Theodhori Ziu.
Në pamjet e përcjella nga AQSHF tregohet montimi i filmit në bobinat e projeksionit.
Pas montimit të filmit në bobinat e projeksionit ku të gjitha pjesët bashkohen në një të vetme, vjen momenti kur ai vendoset në aparatin e projeksionit dhe drita i jep jetë çdo fotogrami. Kështu nis rrugëtimi i filmit drejt publikut, nga puna e kujdesshme e duarve të kinomekanikut, deri te magjia mbi ekranin e kinemasë. /j.p/r.e/