E Diel, 1 Nëntor 2026

Kioskat debate ne Keshill

TIRANEuml ndash Pavaresisht pranise se madhe te mediave ne sallen e Keshillit Bashkiak keshilltaret ishin reporteret kryesore lidhur me ate cka po ndodhte ne kete keshill dje.
Direkt nga selia e bashkise ndersa pritej pushimi i kerkuar nga demokratet keshilltari i majte Florian Pullazi ka postuar ne profilin e tij ne Facebook foton me faqen e pare te gazetes Shqiptarja.com te cilen e ka afishuar ne ambjentet brenda mbledhjes se Keshillit ne shenje proteste ndaj politikave abuzuese te kryebashkiakut Lulzim Basha.
Ceshtja eshte shoqeruar me debate ne mbledhjen e keshillit pasi Pullazi ka nisur te flase per aferen korruptive. Ai eshte nderprere nga kryetari i keshillit bashkiak Njazi Kosovrasti dhe kryetari i grupit te keshilltareve te djathte Ferdinand Poni te cilet kane deklaruar se projekti per kioskat nuk ishte teme e mbledhjes se djeshme. Kundershtimi i te djathteve ka shkaktuar edhe reagimin e socialisteve.
Ne numrin e afishuar nga keshilltari Pullazi Shqiptarja.com ka denoncuar aferen per vendosjen e kioskave nga bashkia e Tiranes ne zonen e pedonales ne Tirane. Sipas shkrimeve te Shqiptarja.com projekti eshte hartuar nga kunati i kryebashkiakut Basha dhe per to bizneset gjate muajve te festave duhet te paguajne nje qera prej 3 mije eurosh. Dhe kete shqetesim Pullazi dhe keshilltaret e majte e kane ngritur edhe ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak per vitin 2011.
/aq/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›